Numër i lartë infektimesh me Covid në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

770 raste të reja të infektuarish me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjithashtu nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje dhe në total në 24 orët e fundit janë kryer  6.553 testime.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila shtoi se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kujtojmë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651. Në total numri i rasteve aktive është 4.489./albeu.com/