Tahiri: Kush ma "futi"
Pëlqej
I ftuar në Zonë e Lirë, Saimir Tahiri ndër te tjera ka sqaruar edhe batutën e famshme të Ramës që përdori përpara Kuvendit.

“Nuk e besoj që do ketë dhe bir nëne dhe bir k… që do të më pengojë”.

Deklarat u aludua se ishte një mesazh për Ramën, por Tahiri ka thënë edhe njëherë se kjo deklaratë nuk është mesazh i koduar për askënd.

Por, shtoi se është në dijeni se cilët janë personat që duan “t’i bëjnë gropën” në politikë por se nuk ishte Rama.

A je i kthjellët sonte, a mund ta dimë kush ta futi?

Unë besoj se edhe kur kam qene ministër jetën ma kanë bërë më të vështirë se të tjerët, Saliu më ka thënë trafikant droge pa u bërë ministër. Unë jam tip që i bie shkurt gjërave, politika do që disa njerëzve mos t’u thuash kurrë armiq, por unë jam më i drejtpërdrejtë.

Unë jetoj më mirë pa të lëpirë dorën, sepse mund të më bësh keq. Mendoj se ka njerëz që kanë lubrifikuar mekanizma të caktuar, por unë jam i qetë më veten time. /albeu.com/ .
Shtuar më 20/04/2018, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori