PDIU braktis Edi Ramën
Tahiri ka lidhje të forta fisnore me 3 drejtuesit që pritet të arrestohen?
Pëlqej
Gazetari Basri Çollaku i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lidhje farefisnore me drejtuesit e policisë mbi të cilët është lëshuar urdhër-arresti.

Duke folur për kreun e Bashkisë së Durrësit, ai tha se prej të paktën 6 muaj prokurori Martini ka pasur të dhëna.

Çollaku: Tahiri ka lidhje të afërt farefisnore me këta tre drejtues policie të arrestuar, janë të dytë. Dhe me Habiljat nuk janë të largët, janë të tretë.

Ngjan si një organizatë familjare, edhe kriminale, edhe shtetërore. Nuk janë pak, janë edhe ata në terren edhe ata në shtet.

Prokuroria ka raste kur ka prova dhe e lë të livadhisë. Për çështjen e Dakos, ku sërish shfaqet prokurori Martini, në dijeninë time ka më shumë se 6 muaj.

Gjendja në të cilën ndodhen aktet e dosjes, janë të mjaftueshme që prokuroria të kishte marrë një masë ndaj Dakos. Ka ngjarje akoma më të vjetra të cilat Prokuroria ka dijeni, por i ka lënë në sirtar të pahapura.
Shtuar më 22/11/2017, ora 21:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori