Laporta: Nuk do të transferojmë lojtarë që nuk mund t’i përballojmë

Joan Laporta ka siguruar tifozët e Barcelonës se klubi nuk do të bëjë ndonjë nënshkrim të rrezikshëm këtë verë që vjen për sa i përket financave.

Katalanasit janë të interesuar të arrijnë një marrëveshje për të sjellë Erling Haaland në Camp Nou pavarësisht komplikimeve që ata hasin me balancimin e librave të tyre, por presidenti ka thënë se nuk do të bëhet asgjë që ata nuk mund ta përballojnë.

“Nuk do të flas për lojtarë të veçantë, por mund t’ju them se nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje që e vë klubin në rrezik”, tha Laporta për “Mundo Deportivo”. “Anëtarët mund të jenë të qetë sepse nuk do të humbasim kokën për një operacion të këtyre përmasash.

“Shumica e lojtarëve duan të vijnë në Barcelonë, u pëlqen klubi, skuadra, filozofia jonë, mënyra jonë e punës, e interpretimit të futbollit. Dhe kjo është mirë, ne po e shohim këtë në shumë raste dhe çdo ditë.

“Ata do të duhet të përshtaten me nivelet e pagave të Barcelonës dhe me një strukturë ekonomike të marrëveshjes që ruan qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin e klubit”.

“Departamenti sportiv po punon për të përmirësuar skuadrën tonë”, tha Laporta. “Gjë që po bëhet gjithnjë e më e mirë dhe ne jemi gjithnjë e më të kënaqur.

“Dëshiroj të kuptohet qartë se ne vendosim skuadrën mbi të gjitha, një skuadër e përforcuar në çdo fushë dhe ajo që nuk duam të bëjmë është të promovojmë lojtarë ose të kërkojmë lojtarë që janë më shumë se skuadra.

“Ajo që duam të përforcojmë është skuadra që kemi, që luan bazuar në një sistem tradicional të Barcelonës.

“Klubi mendon se kjo është ajo që i duhet ekipit të futbollit, ky stil autentik, për mua, është çelësi i gjithçkaje dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë, një ekip që mund të luajë këtë sistem me lojtarë shumë të talentuar”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.03.2022 08:29