Tahiri i përgjigjet Bashës dhe akuzon rëndë Prokurorinë
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me anë të një statusi në Facebook ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha që e akuzoi për sintoni me krimin.

Pas dëshmisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Tahiri shprehet se ndjen keqardhje për kreun e PD-së Lulzim Basha.

STATUSI I PLOTE

Mireprita thirrjen e Gjykates per te deshmuar. Keqardhje per lojen e Prokurorise per te bere politike me nje proces gjyqesor qe duhet te perfundoje me denimin e kujtdo qe ka kercenuar kandidatin per rektor.

Keqardhje akoma ne shume per Lulezim Bashen qe me sulmet politike, po i ben nderin me te madh krimit.

Shqiperia do behet me e drejte, kur lojrat politike te lene drejtesine te beje drejtesi. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2017, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori