E RËNDË/ Bie nga kati i dytë një fëmijë në Sarandë, dërgohet me helikopter te “Trauma”

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Sarandë.

Një fëmijë 4-vjeç është rrëzuar nga kati i dytë i banesës, në fshatin Bradashesh të Sarandës.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë te Spitali i Traumës.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, në fshatin Berdenesh, Sarandë. Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al/