“Do vlejë edhe kokrra e fundit e grurit”, Rama nga Ohri: Do gjejmë zgjidhje të përbashkët për krizën

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferëncën e përbashkët të liderëve të Ballkanit Perëndimor i cila po mbahet në Ohër.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh për krizën që ka zaptuar botën do të ketë një zgjidhje të përbashkët.

Rama u shpreh se edhe kokrra e grurit do të ketë peshë sa një thes, ndërsa përmendi edhe krizën energjitike.

“Faleminderit për gjithë këtë atmosferë pozitive. Ballkani i Hapur lindi si një ide e tre njerëzeve, nuk është më një punë dhe një ide e tre personave. Kriza e thellë që ka pushtuat mbarë botën, kërkon bashkëpunim. Se edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë peshë sa një thes. Do të takohemi në korrik, pastaj në shtator në Beograd, duam të gjithë qytetarët të përfshihen. Pastaj samiti i ardhshëm do bëhet në Shqipëri. Jemi një pikë e rëndësishme për furnizimin me energji,” tha Rama. /albeu.com

 


Shtuar 8.06.2022 15:51