Ministri i Brendshëm, Sajmir
Tahiri u shpreh sot se policia është e vendosur të kryejë detyrën e saj për të vendosur
ligjin në Lazarat. Duke folur për mediat pas takimit të mbajtur sot në ambientet e drejtorisë së policisë së qarkut të Gjirokastrës me përfaqësues të pushtetit vendor,
Tahiri deklaroi se ky operacioni, i cili do të vijojë edhe në ditë në vijim do të jetë fundi i grushtit të kriminelëve të
Lazaratit, ndërkohë që ka shtuar se në takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme i ka kujtuar kryekomunarit të
Lazaratit, Dasho Aliko përgjegjësitë që ka, se duhet të mbështesë
ligjin dhe të jetë në krah të tij dhe jo në krah të kriminelëve.
“Të jeni të bindur që ky aksion do vazhdojë. Policia e Shteti do bëjë detyrën, pavarësisht se deri tani është konsideruar si zonë që nuk vihej kontrolli i shtetit. Kush guxoi të ngrejë armët, atij grupi i ka ardhur ora” tha
Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014,
ora 15:20