Tahiri-gjyqtarit Aliaj: Kjo betejë sapo ka filluar
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një konferencë të posaçme për shtyp ka folur për masën e sigurisë për dy oficerët e Policisë së Shtetit, Arion Duka dhe Entiol Xhelilaj.

“As në kohën e komunizmit, vendimet e gjykatës nuk ishin kaq paçavure dhe gjyqtarët nuk ishin ushtarë të politikës”, tha Tahiri në konferencë.

Ministri gjithashtu shtoi se argumentet ligjorë të gjyqtarit janë banale dhe nuk kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve të vendit, por me prapavijë politike.

“Nuk janë argumente për të mbajtur në arrest shtëpie, por për të bërë qokën e radhës politike”, deklaroi ministri Tahiri. Gjyqtarë të tillë nuk janë të denjë për t’i shërbyer qytetarëve tha ai duke theksuar se, e gjitha kjo bëhet për të penguar reformë në drejtësi.

Ndërkohë Tahiri sfidoi hapur gjyqtarin Arjan Aliaj duke thënë se gjyqtarë të këtij niveli nuk do të shpëtojnë nga kjo reformë. “Do t’i shkojmë deri në fund. Kjo është një betejë që sapo ka filluar”, ka thënë në fund Tahiri./Albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 19:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori