Tahiri: Drejtësia nuk duhet të jetë me dy standarde
Referuar akuzave të Edi Palokës, ministri Tahiri është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatë, ndërsa në një deklaratë të shkurtër për mediat ka thënë se ka ardhur koha që të vendosim një standard para drejtësisë.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u paraqit sot në Gjykatën e Lartë për akuzat që i janë bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, i cili nuk ishte i pranishëm në Gjykatë.

Tahiri tha se u paraqit në Gjykatë, për të vërtetuar akuzat që i janë bërë. Më tej ai nënvizoi se duhet të vendoset një standard para drejtësisë dhe jo të flasim kuturu.

“Drejtësia nuk duhet të jetë me dy standarde, një për të varfërit dhe një për pushtetarët. Unë jam dënuar si deputet në opozitë nga fëmijët e Berishës”. Tahiri tha më tej se Paloka nuk është paraqitur në Gjykatë, me pretendimin se nuk ka marrë njoftim. “Shpresoj të paraqitet në seancën tjetër”, shtoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 11/05/2015, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori