Tahiri bie edhe si politikan, cilësohet si më pak efektivi në Kuvend
Kuvendi i Shqipërisë karakterizohet nga debatet e forta, akuza të rënda e deri në bllokim seance e përjashtim deputetësh.

Në 18 seancandjekura, shqiptarët janë përplasur me të gjithë llojet e politikanëve, atë llafazan, grindavec, lider, memecë dhe nga ato që nuk kanë qënë aspak aktivë.

Kush janë në vendet e fundit, me tregues negativ efektiviteti?

Deputeti më pak efikas në 18 seancandjekura është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ku janë emrat e tjerë të njohur të politikës? Secili sipas meritës: p.sh, nëse deputetë si Berisha apo Kryemadhi janë aktiv në parlament në debatet në séanca, nuk kanë vlerësime pozitive në treguesit e tjerë.

Ka gjithashtu deputetë që debatojnë por nuk marrin pjesë në votimin e ligjeve, që nuk iniciojnë ligje dhe as bëjnë amendime, interpelanca e pyetje, siç ka deputetë që nuk janë aktiv në zonën e tyre elektorale dhe as në jetën publike. /albeu.com/




Shtuar më 14/01/2018, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori