Tahiri: Bashën nuk do doja ta kisha as komshi, jo më kryetar opozite
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pasi firmosi sot peticionin për miratimin e reformës në drejtësi ka komentuar edhe deklaratat e Bashës së dy ditëve më parë, i cili bënte thirrje për dhunë nëse u cënohej e drejta.

"Nuk kam asnjë koment, institucionet bëjnë detyrën. Unë nuk i kuptoj deklaratat agresive, arrogante apo qëndrimin fodull të këtij njeriu që nuk do pranoja ta kisha as komoshi dhe jo më kryetar të opzoitës.

Më tej ai foli dhe për proçesin e vettingut.

"Hajde të bëhemi bashkë, të firmosim për reformën në drejtësi dhe për vëettingun në mënyrë që Shqipëria nesër të jetë më e drejtë. Ky proces ndan dy botë, të shkuarën që do ta mbajë drejtësinë peng dhe ata që duan një Shqipëri më të mirë dhe më të drejtë. Kjo është një betejë që do ta fitojmë padiskutim ata që duan një Shqipëri më të drejtë, ata që duan një drejtësi që funksionon sipas ligjit. Të përjashtojmë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar është çështje e qytetarëve që duan një Shqipëri më të drejtë".
Shtuar më 27/02/2017, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori