Tahiri apel qytetarëve: Të bashkëpunojnë kundër krimit mjedisor
Pëlqej
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi sot bashkëpunimin e qytetarëve me Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit mjedisor në të gjithë territorin e vendit.

“I bëj sot apel çdo individi që përfshihet në veprimtari ndërtimore dhe kompanive të ndërtimit, që të verifikojnë ligjshmërinë e zonave ku ndërtojnë. Policia e Shtetit ka urdhër që të procedojë çdo krim mjedisor dhe çdo person të përfshitë në veprimtari kriminale. Të ndërtosh pa leje është krim, të përfshihesh je pjesëmarrës në krim. Çdo mjet që transporton lëndë ndërtimore do ndalohet, do procedohet dhe do dalin drejtuesit para drejtësisë”, tha ministri Tahiri në një konferencë për shtyp nga ministria e Brendshme.

Sipas Tahirit, çdo punonjës policie që nuk kryen detyrën do të mbajë përgjegjësi ligjore, duke nisur me procedim disiplinor e deri në largimin nga detyra. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori