Tahiri “acarohet” me deklaratën e ambasadorit të OSBE-së: 2 miliard euro para të pista ishin në kohën e Saliut

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas pretendimeve të ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, i cili një ditë më parë pretendoi se “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”.

Por në replikën e tij, Tahiri sqaron se 2 miliardë euro drogë ishin në kohën e qeverisjes së kaluar, ndërsa sot është sukses shkatërrimi, duke postuar edhe një pjesë nga raporti i OSBE-së për këtë çështje.

“Për ata që mezi priten të hidhnin prapë baltë, sqarimi shumë i qartë: 2 miliardë EU drogë ishin në kohën e Saliut. Sot sukses shkatërrimi”, shkruan Tahiri në Twitter.

Ministri ka edhe një përgjigje për kreun e PD-së, Lulzim Basha.
“Mëshirë për L.Bashën dhe flm për OSCE për sqarimin mbi “përkthimin e gabuar” të radhës”, shkruan në një status tjetër Tahiri.

Drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti gjatë një konference për median së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme ngriti shqetësimin e shtimit të rasteve të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Sipas tij, është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri.

“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin”, u shpreh ai./Albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 18:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori