Tahir Rrecaj jep doreheqjen nga Gjykata Supreme
Albeu.com
Kryetari i KZAP-it, Tahir Rrecaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e gjykatësit në Gjykatën Supreme të Kosovës. Sipas tij, arsyeja e dhënies së dorëheqjes është se nuk është pajtuar me, siç i quan ai, shkeljet e rënda që janë bërë gjatë procesit të riemërimeve në gjyqësor.
Kreu i KZAP-it thotë se një varg presionesh në punën prej gjykatësi dhe pakënaqësia me procesin e riemërimeve nga Komisioni Ndërkombëtar Gjyqësor Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës e kanë shtyrë atë që të japë dorëheqjen.

Dorëheqja e Rrecajt thellon edhe më tej krizën e mungesës së gjykatësve në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila në fazën e parë të riemërimeve nuk ka arritur të përmbushë as gjysmën e numrit të nevojshëm.
Shtuar më 24/02/2010, ora 02:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori