Testimi e nxorri përdoruese kokaine, shkarkohet nga detyra efektivja 22-vjeçare

Një muaj pasi nisën testimet për përdorim droge mes efektivëve të policisë, ka ardhur edhe masa e parë e shkarkimit nga detyra.

Bëhet fjalë për një punonjëse policie prandë drejtorisë së Elbasanit, e cila kishte rezultuar përdoruese e Kokainës.

Strukturat përkatëse njoftojnë se pritet të marrin të njëjtën masë edhe për një tjetër efektiv i cili është nën hetim administrativ.

Fillimisht, një numër i konsiderueshëm punonjësish në disa komisariateve të vendit rezultuan të ishin pozitivë, thënë ndryshe, përdorues droge në bazë të testeve.

Por rezultatet u kundërshtuan në bllok, duke bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të siguronte nëpërmjet rregullores që do kryhej një tjetër kontroll i imtësishëm dhe testi të ishte vetëm indicie.

Në bazë të ligjit, pas një testi pozitiv, është Drejtoria e Standardeve që nis ecurinë disiplinore deri në vërtetimin ose jo që punonjësi i policisë është përdorues droge.

Testi drogës pritet të jetë periodik dhe ai do të shtrihet nga efektivët e nivelit bazë deri tek drejtuesit e uniformave blu./albeu.com/