Tafaj: Në 2013 gjuha e huaj, provim i detyruar i maturës
Pëlqej
“Në vitin 2013 anglishtja do të jetë provimi i detyrueshem për maturantet dhe do të jetë gjuha me të cilen do te zhvillohen masterat dhe doktoraturat”.

Këtë ka deklaruar gjatë ditës së sotme ministri i arsimit Myqyrem Tafaj. Gjatë një takimi të mbajtur më të rinjtë e Liceut Artistik në Tiranë ku merrte pjesë edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ministri ka theksuar se gjuha e huaj e parë do të jetë një provim i detyruar i maturës.

"Në vitin 2013 krijohen plotësisht kushtet që gjuha e huaj e parë të jetë një provim i detyruar i maturës. Zotërimi i mirë i gjuhës së huaj në përfundim të arsimit të mesëm është premisë bazë për rritjen e cilësisë dhe në mënyrë të vecantë për internacionalizimin e studimeve universitare të nivelit master dhe doktoratë të universitetet tona", tha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Ndërkohë që ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, theksoi se Shqiperia është nje vend qe ka ecur shume gjatë ketyre 20 viteve.

"Ajo që është e rëndësishme është që të rinjtë t'ia dalin mbanë nga ana akademike. Asnjë vend që unë njoh nuk ka lëvizur gjatë 20 viteve të fundit dhe të ketë shkuar më larg se Shqipëria. Dhe kur e them kete ja atribuoj punes, inteligjences dhe frymes suaj luftarake per t'ja dale mbane, edhe pse Shqiperia e ka nisur shume prapa ne krahasim me vendet e tjera. Ky vend te ecë perpara, eshte e rendesishme te ecë ne kete vazhde.Eshte e rendesishme qe ju te jeni me mire se studentet e tjere, kur vjen puna per gjuhen angleze", tha Arvizu.

Gjatë këtij takimi ka qenë i pranishëm edhe rektori i Universitetit të Tiranes, Dhori Kule, i cili vleresoi rendesine e gjuhës angleze dhe mundesive qe u jep ajo te rinjve. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2011, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori