Tafaj: Do krijohen shkollat e bashkuara
Albeu.com
Niveli jo i duhur në shkollat e mesme të zonave ruarale ka bërë që Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj të hedhë idenë e krijimit të shkollave të mëdha ose të shkollave të bashkuara.
Sipas tij është vënë re se në shkollat e mëdha të zonave urbane niveli dhe rezultatet e nxënësve janë më të larta. Këto deklarata ministri i arësimit i bëri gjatë konferencës kombëtare për maturën shtetërore. Po ashtu ministri gjatë konferencës u shpreh se një nga risit kryesore kete vit është fakti se do të ketë një grup të dyfishtë korrigjimi, përveç dy mësuesve të lëndes që do korrigjojnë provimet, nëse rezultati nga korrigjimet e tyre do të ketë diferencë atëherq provimi do të rishihet nga korrigjuesi i tretë.
Shtuar më 09/02/2010, ora 22:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori