Tadiqi refuzon pjesemarrjen per shkak te Thacit
Albeu.com
Më 9 dhe 10 korrik, në Dubrovnik të Kroacisë do të mbahet samiti tashmë tradicional, i pesti me radhë i Kroacisë, në të cilin shefja e qeverisë kroate, Jadranka Kosor, siç mësohet, do të mbledh një ekip të respektueshëm kryeministrash nga Evropa.
Ylli më i madh i takimit do të jetë kryeministri italian, Silvio Berlusconi, të cilit më pas do t’i bashkëngjitet edhe kolegu i tij francez, Francoise Fillon, presidenti polak, Donald Tusk si dhe shefi i qeverisë bullgare, Bojko Borisov.

Siç njofton “Jutarnji List”, në takim do të jenë prezent të gjithë shefat e qeverive rajonale, nga Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi, përveç përfaqësuesit nga Serbia, pasi që në samitin e Dubrovnikut do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe ministri i jashtëm, Skender Hyseni.

Serbia edhe kësaj radhe ka refuzuar pjesëmarrjen në një takim ku pjesëmarrës janë përfaqësuesit legjitim të qeverisë së Kosovës. Kështu ndodhi edhe në samitin e mbajtur në Brdo afër Kranjit, samit ky i organizuar nga Sllovenia dhe Kroacia, mirëpo në takimin e Sarajevës morën pjesë të dyja palët.

Megjithatë, siç mëson gazeta, ardhja e kryeministrit kosovar në një takim kaq të rëndësishëm në Kroacia nuk do të duhej t’i përkeqësonte marrëdhëniet Kroaci-Serbi, sidomos kur dihet se as pjesëmarrësit tjerë evropianë “nuk kanë krijuar probleme rreth përbërjeve të delegacioneve rajonale”.

Takimi do të jetë i përqendruar bashkëpunimin politik, të sigurisë dhe tregtisë në Evropën juglindore. Edhe pse ishte menduar që pjesëmarrës të jetë edhe kryeministri rus, Vladimir Putin, ai ka lajmëruar përfundimisht se nuk do të jetë i pranishëm në këtë samit. (zeri)
Shtuar më 06/07/2010, ora 09:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori