Tadiq: Rexhepi po kercenon me lufte
Albeu.com
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq thotë se Bajram Rexhepi, ministri i Policisë në Kosovë, haptas po kërcënon me luftë kur deklaron se do të dërgojë njësitë speciale të policisë në Mitrovicë.Siç transmeton RTS-ja një komunikatë të presidentit serb, Tadiq thotë se “Institucionet e Kosovës do të jenë përgjegjëse për pasojat katastrofale të zbatimit eventual të këtij kërcënimi”.

Duke i quajtur luftënxitëse deklaratat si të ministrit Rexhepi, presidenti serb Tadiq e ka vlerësuar demantin e EULEX-it për mbështetjen e planit për dërgimin e njësive speciale në veri.

Ndërkaq i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, sipas RTS-së, paralajmërimin e Bajram Rexhepit për dërgim forcash speciale të policisë në pjesën veriore të Mitroviccës, për të vendosur atje rendin dhe qetësinë, e ka quajtur “rënie maskash”.
Shtuar më 10/07/2010, ora 11:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori