Tadiq refuzon takimin me Rugovën në Gjenevë
Pëlqej
Albeu.com
Boris Tadiq thotë se nuk do të takohet me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në margjinat e konferencës ndërkombëtare në Gjenevë, duke insistuar edhe më tutje për një dialog direkt që do të mbahej në Beograd ose në Prishtinë.Presidenti i Serbisë Boris Tadiq thotë se nuk do të takohet me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në margjinat e konferencës ndërkombëtare në Gjenevë, duke insistuar edhe më tutje për një dialog direkt që do të mbahej në Beograd ose në Prishtinë. Kështu thuhet në një komunikatë nga zyra e Presidentit serb.
Tadiq thotë se nuk do të takohet me Rugovën në Gjenevë, sepse sipas tij, "përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Kosovës nuk kanë kompetenca të përfaqësimi në konferenca ndërkombëtare".
"Paraqitja e Ibrahim Rugovës në mesin e burrë shtetasve të tjerë do të ishte precedent i rrezikshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare", theksohet në këtë komunikatë të zyrës së Presidentit serb. qik
Shtuar më 20/05/2005, ora 18:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori