Tadic vizitoi manastirin e Decanit
Albeu.com
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq nuk ka respektuar thirrjen e institucioneve të Kosovës që të mos bëj deklarata politike gjatë vizitës në Manastirin e Deçanit. Posa ka zbritur në oborrin e manastirit të Deçanit, Tadiq u është drejtuar gazetarëve, duke e cilësuar Kosovën pjesë të Serbisë.“Mesazhi im është mesazh i paqes për serbët, për shqiptarët dhe për të gjithë që jetojnë në Kosovë, në Serbinë tonë”, ka deklaruar Tadiq, i cili ka arritur në kohën e paraparë me axhendë, rreth orës 13 në Manastirin e Deçanit ku është pritur nga prifti Teodosje.
Deri në afërsi të manastirit, Tadiq ka arritur me një helikopter të KFOR-it, prej nga është përcjell me makina të blinduara nga KFOR-i italian deri në manastir, ku ka marrë pjesë në një lutje me rastin e festës së Pashkëve Ortodoks.
Në këtë vizitë Tadiq është shoqëruar nga ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviq. (alsat)
Shtuar më 17/04/2009, ora 21:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori