Tadic te premten do te vizitoje Kosoven
Albeu.com
Burime të Radiotelevizionit të Kosovës bëjnë të ditur se presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka paralajmëruar një vizitë për të premten në Kosovë. Deri më tash nuk ka asnjë reagim nga institucionet e vendit.Paralajmërimi i vizitës së Tadiqit vjen një ditë pasi që autoritetet kosovare i ndaluan hyrjen në Kosovë të ashtuquajturit ministër serb për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.

Bëhet e ditur se Bogdanoviq nuk ka provuar ta kalojë fare kufirin me Kosovën i vetëdijshëm për ndalesën që do t’i bëhej nga autoritetet e sigurisë në Kosovë.

Ai bashkë me një delegacion të Parlamentit të Serbisë kishte planifikuar të vizitojë veriun e Kosovës për të marrë pjesë në një takim me të ashtuquajturin këshill të komunave serbe. /rtk/
Shtuar më 16/04/2009, ora 21:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori