Tadic: Nuk jemi te kushtezuar te njohim Kosoven
Albeu.com
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka deklaruar se synim strategjik i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian duke shtuar se Beogradi nuk do ta shpejtonte këtë rrugë nëse do të hiqte dorë nga Kosova.Duke folur për vizitën e nënpresidentit amerikan Joseph Biden në Beograd, Tadiq ka vlerësuar se është “shumë e rëndësishme” që qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara është se njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në NATO nuk janë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Nuk ka kurrfarë kushtëzimi me njohjen e Kosovës ose anëtarësimin në NATO”, ka thënë Tadiq dhe ka shtuar se kërkesa e vetme e Shteteve të Bashkuara është që të zhvillohet “politikë paqësore dhe të mos provokohen konflikte”. (rel)
Shtuar më 25/05/2009, ora 17:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori