Tadic: Ndarja e Kosoves, jo ne rendin e dites
Pëlqej
Albeu.com
Beograd - Presidenti i Serbisë Boris Tadiç tha për mediat se vendimi i Këshillit të Sigurimit për ta miratuar planin gjashtëpikësh për vendosjen e misionit EULEX në Kosovë, paraqet sukses të madh politik për Serbinë.Kreu i shtetit serb, deklaroi se herët a vonë, Beogradi duhet të bisedojë me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Kosovës.
"Politika të cilën e ndjekim na forcon në rrugën drejt integrimeve evropiane, por njëkohësisht duke mos hequr dorë nga mbrojtja e integritetit të shtetit në asnjë forum ndërkombëtar, që nga BE e deri në OKB”-ka deklaruar Tadiç.

Gjithashtu, ai ka vlerësuar se vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së shton shanset që - pas deklarimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes se pavarësisë së Kosovës – Beogradi dhe Prishtina të kthehen sërish në tavolinën e bisedimeve dhe të diskutojnë për çështjen e statusit të Kosovës.

"Mendoj se herët apo vonë, do të jemi të detyruar të ulemi dhe të bisedojmë me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Kosovës. Ne dëshirojmë të gjejmë zgjidhje bashkë me shqiptarët, sepse nuk kemi më kënd tjetër të gjejmëzgjidhje”- tha presidenti serb.

Presidenti serb ka shtuar se, ndarja e Kosovës nuk është në rend të ditës, edhe pse vendimi i Këshillit të Sigurimit, sipas tij. parasheh që në Kosovë të ekzistojnë dy regjime pushtetesh – një në zonat e banuara me serbë dhe një tjetër në ato me shumicë shqiptare.
Shtuar më 30/11/2008, ora 22:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori