Tadic: Mirepresim EULEX-in nese respekton parimin e neutralitetit
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se vendi i tij mirëpret ardhjes e EULEX-it në Kosovë, por vetëm nëse ky do të respektojë parimin e neutralitetit dhe nëse konfirmohet nga KS i OKB-së.Gjatë vizitës së tij në Poloni, Tadiç i është përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me këtë çështje. “Serbia nuk mund të heqë dorë nga integrimi i saj në BE. Por nga ana tjetër nuk mund të tolerojë edhe zhvillimet që pala kosovare kërkon. Ndërkombëtarët duhet të jenë të paanshëm në qëndrimet e tyre në Kosovë.”, tha Tadiç.
Nga ana tjetër, Prishtina zyrtare ka kundërshtuar planin gjashtëpikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
Shtuar më 13/11/2008, ora 15:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori