Del shifra, sa para dhuroi Greqia për Shqipërinë

Delegacioni grek ka zbuluar shifrën që do të japë për të përballuar dëmet e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Mësohet se Greqia ka premtuar 2.5 milion euro për Shqipërinë duke saktësuar se këto para do të përdoren për trajnimin e forcave të emergjencës, të inxhinierëve, ndërsa do të mbështetet edhe bërja e studimeve sizmiologjike si edhe vlerësimi i dëmeve në ndërtesa.

Ndërkohë, mësohet se Gjermania ka premtuar 11 milion euro, kurse Luksemburgu 250 000 euro, ndërsa interes ka patur për shifrën që do të jepte Serbia.

Mësohet se Serbia do të dhurojë 2 milion euro, kurse Italia ka premtuar 65 milion euro, Franca, 100 milion euro për projekte zhvillimi, kurse 60 milion euro vetëm për Durrësin.

Suedia ka premtuar 5.6 milion euro, kurse Holanda dhe Danimarka japin respektivisht 3 dhe 2 milion euro. /albeu.com


Shtuar 17.02.2020 16:00