Tadic: Kosova, nuk eshte kusht per antaresimin ne BE
Albeu.com
Presidenti serb, Boris Tadiç, tha se Serbia kurrë nuk do ta pranojë njohjen e Kosovës, si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se është i sigurt se një kusht i tillë nuk do të paraqitet, pasi Serbia kurrë nuk do ta pranojë atë.
Këto komente ai i bëri në Nikozi, pas bisedimeve me presidentin e Qipros, Dmitris Christofias. Serbia formalisht ka aplikuar për pranim në BE, në dhjetor të vitit të kaluar.
Shtuar më 20/05/2010, ora 22:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori