Tadic denon incidentit dhe therret urgjentisht Keshillin e SK-se
Albeu.com
Agjencitë serbe të lajmeve nga Beogradi bëjnë të ditur se presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Këshillit për Sigurim Kombëtar. Ai thirri këtë mbledhje pas protestave të serbëve në Mitrovicë, të cilët po ...
... kundërshtonin hapjen e Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve, dhe një shpërthimi që pati për pasojë një të vdekur dhe dhjetë të plagosur. Mediat e Beogradit raportojnë se është hedhur mjet shpërthyes në mes të protestuesve, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht as nga Policia e Kosovës, as ajo e EULEX-it dhe as nga KFOR-i, që po vëzhgonin situatën.
Mediat citojnë presidentin serb të ketë kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të reagojnë ashpër ndaj këtij zhvillimi dhe të ruajnë rendin e ligjin, duke shtuar se “Serbia
Nuk do të reagojë në provokimet që kërcënojë të rrezikojnë stabilitetin në rajon”.
Mediat serbe njoftojnë po ashtu se janë 11 të plagosur jashtë rrezikut për jetë, nga të cilët pesë gra e gjashtë meshkuj.

Sipas medieve të Beogradit, paralajmërimi për hapjen e zyrës së Qeverisë së Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve, që ndodhet në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, ka shqetësuar serbët, të cilët kanë kërkuar të hiqet dorë prej hapjes së saj.

Ministri i ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, hapjen e Zyrës së Qeverisë së Kosovës për dhënien e dokumenteve personale e ka quajtur provokim.

“Sulmi i sotshëm tregon se çdo përpjekje për realizimin e planit të Prishtinës për integrimin e pjesës veriore të Kosovës mund të ketë pasoja të pallogaritshme për paqen dhe stabilitetin”, citohet të ketë thënë Bogdanoviq.
Shtuar më 02/07/2010, ora 15:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori