Tadiç: Edhe nëse Kosova bëhet e pavarur, do të bëhet çmos që
Albeu.com
Presidenti serb Boris Tadiç ka deklaruar se Beogradi do të bëjë "çdo gjë që është në fuqinë e tij" që të shmangë pavarësinë e Kosovës. Por, sipas Tadiqit, nëse Kosova bëhet e pavarur, Beogradi do të bëjë çmos në kuptimin e përpjekjeve diplomatike, politike dhe juridike që Kosovën t'ia kthejë Serbisë.Tadiç në një intervistë të gjerë për BBC-në, planin e Ahtisarit e ka vlerësuar si "jorealist dhe të paqëndrueshëm", por ai shtoi se duhet biseduar për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai thotë se Beogradi nuk do të bëjë përpjekje për të shtyrë negociatat, sepse sipas tij, bëhet fjalë për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për Kosovën. Duke komentuar një pyetje për pritjet e Beogradit nga Moska dhe për veton eventuale të saj në Këshillin e Sigurimit të KB ndaj pavarësisë së Kosovës, Tadiç ka thënë se ai "nuk bisedon më me funksionarët rusë për veton", duke shtuar se fare mirë e di se "rusët kujdesen për interesat vetjake", dhe se "interesat Serbisë nuk janë prioritet i tyre".
Shtuar më 13/04/2007, ora 15:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori