Lewandowski zbulon detaje nga telefonata e Ferguson

Robert Lewandowski ka zbuluar detaje interesante nga e kaluara e tij.

Lewandowski ishte një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë gjatë kohës kur luante me fanellën e Borussia Dortmund.

Ylli polak kërkohej nga skuadra si Manchester United, Real Madrid e Bayern Munich teksa ka thënë se ishte shumë afër që të kalonte te Man United, pas telefonatës që i bëri Sir Alex Ferguson.

“Po bisedoja me Ferguson pas dy viteve te Dortmund dhe në atë kohë po mendoja që të kaloja te Manchester United” ka thënë Lewa për ‘Guardian’.

“Mendoja këtë për arsye të Ferguson por edhe për Manchester United. Borussia Dortmund thanë: “Jo, kjo nuk bëhet. Kjo ishte hera e parë që mendova për lëvizjen sepse nëse merr telefonatë nga Alex Ferguson, për një lojtar të ri është e mrekullueshme. Ishte ditë speciale për mua” ka thënë tutje polaku.

Lewandowski do të kalonte te skuadra e Bayern, ku vazhdon të aktivizohet edhe sot. Sigurisht, karriera e polakut bën pjesë në mesin e më të mirave të viteve të fundit në futbollin evropian.

/lajmi.net/


Shtuar 21.02.2020 20:08