Vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit feston ditëlindjen, këngëtarja shkruan rreshtat emocionues për të bijën (FOTO LAJM)

Era, vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit ka marrë herë pas herë vëmendjen e publikut. Ajo është një vajzë mjaft e hijshme e cila ka gëzon tiparet më të mira të dy prindërve të saj.

Sot është ditëlindja e 27 e Era Saraçit dhe në urimin e Mira Konçit shkruheshin fjalët më të ndjera të një nëne.

“Gëzuar ditëlindjen vajzës sime të mrekullueshme, të sjellshme, të kujdesshme, të dhembshur, të zgjuar, inteligjente, të dashur, të bukur brenda dhe jashtë. Era Sarçi që ka zemrën më të madhe dhe buzëqeshjen më të bukur dhe që ndriçon kudo ku hyn. Era❤️, ti më ndriçon jetën çdo ditë dhe jam shumë krenare për ty! Faleminderit për çdo kujtim që kemi krijuar. Ti do të jesh gjithmonë vajza ime e vogël dhe një pjesë kaq e madhe e zemrës sime. Te dua pafund!”, shkruan Mira Konçi.

Gjithashtu Era ka ndarë një foto ku tregon si duket ajo në ditëlindjen e 27./albeu.com/