Agimi i Artë në Gjykatë, dronë e helikopterë patrullojnë nga ajri (VIDEO)

Gjykata e Apelit në Athinë mori sot vendimin ndaj Agimit të Artë, duke e shpallur atë si organizatë kriminale.

Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi 5 vjet më parë.

Një total janë 68 të pandehur, përfshirë 18 ish-deputetë të Agimit të Artë, si dhe eurodeputeti aktual Giannis Lagos.

Zona rreth gjykatës është vënë në “shtetrrethim” prej orëve të para të mëngjesit për shmangien e incidenteve.

Me parullën “Ata nuk janë të pafajshëm, nazistët në burg”, me qindra qytetarë, parti politike, sindikata, organizata të së majtës, studentë dhe grupe antifashiste janë mbledhur para gjykatës.

Më shumë se 2,000 oficerë policie janë angazhuar për sigurinë, ndërsa një helikopter dhe dron i ELAS janë ngritur mbi zonë.


Shtuar 7.10.2020 09:11