Tabaku: Qeveria të ulë çmimin e naftës
Me anë të një deklarate për mediat, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kërkuar nga Qeveria të ulë çmimin e naftës.

Qeveria e cila ndërton aksione për të vendosur në rreshtore të pafuqishmit, nuk lëviz gishtin aspak ndaj oligarkëve të cilët nuk lejojnë çmimin e naftës të ulet në të njëjtën masë sa në vendet e rajonit.

Maqedonia e ka çmimin 15% më të ulët. Serbia e mbërthyer nga një krizë ekonomike dhe nga një recension e ka çmimin 11% më të ulët se sa ne. Bosnja Hercegovina e ka 19% më të ulët se sa vlera që shqiptarët blejnë sot në pikat e karburantit.

Të gjitha këto vende e kanë çmimin e karburanteve më të ulët sepse qeveritë e këtyre vendeve kanë vendosur mos ta vdesin ekonominë përmes rritjes së taksave. Kanë vendosur që mos ta vdesin konsumin përmes rritjes abuzive të taksave dhe arrogancës në llogaridhënie.

Qytetarët e vendit tonë u duhet të shpenzojnë 10% nga të ardhurat për të paguar një litër karburant. Ndërkohë që vende si Kroacia, Bullgaria, Sllovenia, Çekia, Polonia dhe Greqia nuk e kalojnë kufirin e 5% të të ardhurave për një litër karburant.

10 lekë në çdo 100 lekë të çdo qytetari shqiptar shkon për shpenzimet e karburantit. Ndryshe nga cilido vend i rajonit, qeveria aktuale është përgjegjëse për 60% të çmimit që ende nuk zbret në kufinjtë e normales. Sepse është po kaq shuma që ajo i merr cilitdo prej nesh në një litër karburant përmes rritjes së taksës së qarkullimit. Ne arrijmë shifrën rekord të 1000 lekë për litër taksa!”, deklaroi Tabaku. /albeu.com/

Shtuar më 17/01/2015, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori