Tabaku kërkon përjashtimin e gjyqtarit: Vajza jote e punësuar nga Halimi
Ish-gjykatësi i shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shkelje të rënda në detyrë Neritan Tabaku ka këkuar në seancën e djeshme përjashtimin e gjykatësit të çështjes Bujar Krasniqi me argumentin se ka konflikt interesi dhe nuk mund ta shqyrtojë dosjen penale ndaj tij.


“Kërkoj përjashtimin tuaj nga shqyrtimi i çështjes, për shkaqe të forta njëanshmërie, për shkak se vajza juaj ka si punëdhënës Ministrin e Drejtësisë, Eduart Halimi, i cili ka kërkuar dhe nisjen e procedimit disiplinor ndaj meje. Për këtë shkak unë mendoj se jeni në konflikt të hapur interesi, ndaj duhet të përjashtoheni”, tha Tabaku.

Ndërsa gjykatësi Krasniqi, sipas Gazetës Shqiptare është përgjigjur se gjithë jetën e tij ka punuar në sistemin e drejtësisë dhe do ta mbyllë karrierën me nder.

Ish-gjykatësi që akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk zbardhi për afro dy vite vendimin për pafajësinë e Ilir Xhakjas. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori