"Ta shporrim kalbësirën", Berisha reagon ashpër pas sfidës së Ramës
Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se do të pranojë zgjedhje të parakohshme vetëm nëse opozita fiton një bashki.

Pikërisht për këtë kusht, ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha i cili thotë se për këtë kusht ka vetëm, një përgjigje: “Ta shporrim, ta shporrim, te shporrim kalbësirën!”.

Postimi i plotë:

Qendrimi i Edvinit ne Kongres eshte thirrje per te shporrur sa me pare kalbesiren!

Miq, kushti i Edvin Kristaq Urrejtjes, ne kongresin funeber te kakistopartise, per opoziten per zgjedhje te parakohshme se “Nese opozita fiton nje bashki me shume se ne, shkojme ne zgjedhje”, eshte nje kushtrim tjeter per opoziten dhe shqiptaret.

Me kete deklarate, ky birbio qe rrembeu zgjedhjet me banda dhe para droge, u thote shqiptareve se vetem po nuk arrita t’ju grabis perseri shumicen e bashkive do plotesohet kerkesa juaj per zgjedhje te parakohshme.

Per popullin opozitar dhe çdo shqiptar kjo deklarate eshte kushtrim dhe ka vetem nje pergjigje: Ta shporrim, ta shporrim, te shporrim kalbesiren! sb /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2019, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori