“Zbërthehet” ish-zv.ministrja e Ramës: Po ju tregoj të vërtetën e rritjes së pagës minimale, kush e paguan shtesën në të vërtetë

Irena Beqiraj, ish-zëvendës ministre e Financave dhe njëherësh ish-drejtoreshë e Doganave në qeverinë Rama ka shpjeguar ate qe quhet Paketa e Rezistencës Sociale të prezantuar nga kryeministri  për përballimin e situatës së rritjes së çmimeve.

Ajo bën një shpjegim të detajuar se mbi kë do të bjerë barra e rritjes së pagës minimale dhe paketës së rezistencës sociale në tërësi.

Postimi i Beqirajt:

Te shpjegojme paketen e rezistences !

Rritja e pages minimale

Per 220,000 punonjes qe paguhen me page minimale rroga do te rritet nga 30,000 lek ne muaj ne 32,000 lek .

Qeveria mbledh 27.9% sigurime shoqerore mbi cdo lek shtese te pages bruto .Shtesa prej 2,000 lek e pages minimale per 220,000 punonjes, shton  te ardhurat 9 mujore ne buxhet  me 1.1 miliard lek .

Nderkohe qe rritja neto e pagave per 220, 000 punonjes per 9 muaj do te jete rreth 3.5 miliard lek .

Te dy keto shuma (4.6 miliard) do te perballohen nga biznesi duke rritur  koston e ketij te fundit . Kuptohet ne kapitalizem biznesi nuk zvogelon fitimet , por do te perpiqet te percojne qofte edhe pjeserisht kete rritje tek rritja e metejshme  e cmimeve. Nese nuk mundet te rrise cmimet do te shkurtojne kostot duke perfshire edhe ato te punesimit, duke filluar me me pak te kualifikuarit , pra shtresat me vulnerable.

Thike me dy presa kjo puna e rritjes se pages minimale per ekonomine , por padyshim me te ardhura shtese per buxhetin .

Eshte paketa e rezistences se qeverise apo ekonomise ?

Ps. Nuk po flas per produktivitetin per puntor ….. Koncept shkencor  i veshtire ne kohe rezistence!/albeu.com/