Atentat me 3 plumba ndaj të riut në Lezhë, shpallet në kërkim autori
Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Lezhës ku fatmirësisht nuk ka asnjë të lënuar.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një 22 vjeçar me inicialet Xh.D., ka qëlluar me armë zjarri drejt një shtetasi të identifikuar si N.N po nga qyteti i Lezhës.

Nga të shtënat me armë mësohet se nuk ka pasur asnjë të lënduar. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin N.N, 22 vjeç dhe po punon me zbardhjen e motiveve të ngjarjes.


Njoftimi i policisë

Më datë 16.03.2017, nga efektivët e Sektorit kunder krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.D. 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit N.N. 24 vjeç, banues në Lezhë i cili po levizte me mjetin e tij . Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar . Në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Vrasja me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/5 të Kodit Penal./albeu.com/
Shtuar më 17/03/2017, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori