Newcastle thërret Hazard

Vazhdojnë të ndodhin spekulimet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Eden Hazard.

Anësori 31-vjeçar, i cili ka kaluar krejtësisht pa u vënë re që kur zbarkoi në Real Madrid nga Chelsea në këmbim të më shumë se 100 milionë eurove, do të jetë një nga  me të kërkuarit e merkatos.

Pavarësisht se lojtari ka shfaqur dëshirën për të vazhduar me Realin, sipas informacioneve nga Metro , Newcastle është rikthyer në skenë me synimin për ta bindur atë dhe për t’u bërë një pikë referimi për projektin e tij 2022-2023. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2022 17:27