Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në lagjen 18 në qytetin e Durrësit.

Nga të dhënat e para mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Durim Cani. Ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes si dhe autori i plagosjes. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, dhe punën për kapjen e autorit./Albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori