Sherr në selinë e PD teksa flet Alibeaj (VIDEO)

Një incident ka ndodhur teksa po fliste Enkelejd Alibeaj në selinë e PD-së. Një grua është futur në sallën e konferencave duke bërtitur teksa në dorë kishte teserën e PD-së. ajo thotë që partia duhet të marreë në konsideratë kontributin e të gjithëve.

“Në emër të Birit, të Atit dhe Shpirtit të Shenjtë nuk mund të më pengoni të bërtas këtu”, tha ajo teksa bërtiste “mos më prek!”, “mos më prek!”.

‘Kam vënë këmbën aty që fëmijë dhe kjo është shtëpia e lirisë. Nuk ka tradhtarë, ka vetëm shqiptarë dhe emigrantë që punojnë për Shqipërinë. Mos më tregoni se çfarë dua të bëj se po luftojmë për jetë a vdekje”, tha ajo.


Shtuar 25.03.2022 16:43