Synonin Greqinë, arrestohen shqiptarët e fshehur në bagazhet e autobusit
Pëlqej
Një operacion i policisë greke, ka vënë në pranga pesë persona, pasi tre prej tyre ishin fshehur në bagazhet e një autobusi që do udhëtonte për në Greqi. Në sajë të informacioneve të marra, tre klandestinët u arrestuan në mesnatë, së bashku me dy shoferët.

Burimet bëjnë të ditur se policia greke kishte zbuluar tre klandestinët shqiptarë të fshehur në një autobus, që sapo kishte kaluar Kakavijën. Ata ishin fshehur në vendin e bagazheve dhe synonin të mbërrinin në Athinë. Tre klandestinët u arrestuan menjëhërë së bashku me dy shoferët e autobusit, 38 dhe 43-vjeçarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Operacioni i policisë greke u zhvillua në vendin e quajtur Krioneri, ku autobusi shqiptar ishte duke lëvizur pasi kaloi kufirin. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori