Sylejman Shaqiri, drejtor i ri i RTK-se. Ja biografia!
Albeu.com
Sylejman Shaqiri është zgjedhur sot drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës. Me shumicë votash vendimin e ka marrë Bordi i RTK-së, përfaqësues të të cilit janë deklaruar të mos kenë pasur presion me rastin e përzgjedhjes.“Unë procesin e shoh si absolutisht korrekt. Nuk ka pasur presione apo ndërhyrje, por lobimet nuk kanë munguar, që është normale të bëhet”, ka thënë kryetari i Bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi. “Lobimet kanë qenë në nivel miqsh. Lobimet politike nuk ka pasur, sepse po të kishte ato i shoh si presione politike”.

Shaqiri deri tash ka qenë në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeredaktorit në televizionin publik, ndërkaq në detyrën e re pason Agim Zatriqin, i cili tre muaj më parë dha dorëheqje nga e njëjta pozitë, duke e parë “të pamundur që të ushtrojë me përgjegjësi edhe më tutje detyrën e kreut të këtij institucioni”.


Ja biografia e Sylejman Shaqirit

Sylejman Shaqiri është i lindur ne Ferizaj dhe ka të përfunduar fakultetin juridik. Ka përfunduar trajnime të shumta në gazetari dhe menagjim të mediave, ndërsa ne media punon që nga viti 1982.
Karrireren e tij prej gazetari Shaqiri e ka filluar në Radio Ferizaj në vitin 1984, ndërsa dy vite me vonë zgjedhet një here kryeredaktor e më pastaj edhe drejtor i kësaj radio. Në vitin 1988, fillon punën në Radiotelevizoinin e Prishtinës, një here si gazetar e më pastaj edhe redaktor përgjegjës i Programit Informativ Politik në këtë medium.

Pas mbylljes se Radiotelevizonit të Prishtinës, Shaqiri punon gazetar dhe redaktor i Redaksisë së Lajmeve në gjuhën shqipe në Radio Kroaci-Zagreb.
Në vitin 1992 redaktor i Lajmeve për Kosovë dhe Diasporë në Radio Tiranë.
Sylejman Shaqiri ka qene edhe korospodenti gazetës Koha ditore nga Ferizaji ndërsa në gazetën e përditshme Kosova sot ka qene redaktor i lajmeve.
Pas përfundimit të luftës, në qershor të vitit 1999 Shaqiri punon si gazetar dhe kryeredaktor në dy radiot lokale në ferizaj.
Në vitin 2000 punësohet në Radiotelevizionin e Kosovës, si autor i emisioneve debatuese politike, më pastaj edhe si redaktor i emisionit te lajmeve Blic.
Në vitin 2002 zgjedhet drejtor i Radio Kosovës dhe radios Blue Sky.
Në vitin 2003 Shaqiri zgjedhet Kryeredaktor përgjegjës në Televizion, dhe Producent ekzekutiv për të gjitha programet e minoriteteve, dhe për Programin satelitor në Televizion.

Para se të zgjidhej drejtor, Sylejman shaqiri ishte ushtrues i detyrës se kryeredaktorit në televizion, pozitë këtë të marrë në vitin 2007.
Shtuar më 27/01/2010, ora 02:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori