Swoboda: PS-ja duhet te hyje ne Kuvend
Albeu.com
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist në PE, Hannes Swoboda pas takimit me kreun e opozitës Edi Rama ka deklaruar se është e llogjikshme që Partia Socialiste duhet të kthehet në Parlament.
Sipas tij opozita duhet ta bëjë luftën e saj për transparencën të zgjedhjeve në Parlament duke marrë mandatet e saj dhe më pas të paraqesë edhe propozimet e saj. Ai shtoi gjithashtu se anëtarët e Këshillit të Europës e mbështesin luftën e opozitës për transparencë dhe nuk përjashtojnë hapjen e kutive.
"KE-ja duhet të kërkojë që kutitë të hapen për të mos pritur muaj të tërë dhe ata duhet ta bëjnë kërkesën mjaft urgjente" theksoi Swoboda duke shtuar se qeveria duhet të bashkëpunojë për daljen nga kriza politike.
Sipas tij për gjetjen e një rrugëzgjidhje kompromisi nuk mund të jetë vetëm nga opozita por duhet të jetë edhe nga ana e qeverisë.
"Lufta për transparencë është një çështje e së ardhmes së vendit dhe jo e PS-së theksoi Swoboda por theksoi nuk është puna e ndërkombëtarëve të ndërhyjmë në punët e brendshme.
Ai shtoi gjithashtu se shprehet i bindur se hyrja e Partisë Socialiste në Kuvend është pjesë e luftës së saj për transparencë por theksoi se përparësia kryesore është të ndryshohet situata që të mos ketëmë parregullsi në zgjedhje.
Shtuar më 24/02/2010, ora 02:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori