Swoboda: E domosdoshme qe palet te gjejne nje zgjidhje
Albeu.com
Nënkryetari i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Johannes Swoboda ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje për situatën politike në vend. Në një intervistë për BBC-në Swoboda ka theksuar se është e ...... domosdoshme që të dyja palët të provojnë të gjejnë një zgjidhje.
"Është e domosdoshme që të dyja palët të provojnë të gjejnë një zgjidhje. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë BE-ja ose një pjesë e saj, përfshirë një delegacion të Parlamentit të Evropës duhet të ndihmojë që të gjendet një zgjidhje" theksoi Swoboda.

Swoboda duke iu referuar edhe formulës shumë të përfolur për hapjen e materialeve zgjedhore theksoi se nuk përjashtohet hapja e pjesshme e kutive.
"Mund të jetë, nëse kjo nuk është një hapje e plotë dhe shihet si disfatë e qeverisë. Mendoj se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, ndryshe nuk është e mundshme. Por pranimi i zgjedhjeve në një anë dhe hapja e disa kutive në anën tjetër mund të jetë zgjidhje" theksoi Swoboda.
Shtuar më 17/05/2010, ora 20:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori