17 rastet e reja, cilat vatra janë më të rrezikshmet në vend

Ka shkuar në 400 numri i të prekurve me koronavirus në vend. Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, teksa ka përditësuar të rejat lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në vend.

17 rastet e reja kanë dalë pas tamponëve të bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Një ditë më parë numri i të prekurve në vend ishte 383 dhe numri i vikimave, 22.

Për fat të mirë, gjatë dy ditëve të fundit nuk ka persona që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, ndërsa Tirana, Shkodra dhe Fieri vazhdojnë të jenë me numrin më të lartë të të prekurve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste


Shtuar 8.04.2020 09:46