Svoboda: PE kerkon vazhdim reformash e zgjidhje te krizes
Albeu.com
Nënkryetari i Partive Socialiste Europianë në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë deklaron se Parlamenti Europian ka dy mesazhe për Shqipërinë, të vazhdojë reformat e ndryshme si ...... lufta ndaj korrupsionit e zbatimi i legjislacionit që lidhet me heqjen e vizave dhe së dyti të tejkalojë krizën politike në vend.
Ai pohon se kriza politike në Shqipëri nuk ka përfunduar. Sipas tij, PS ka bërë hapa përpara duke shkuar në punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe thekson se ka ardhur momenti që edhe qeveria të bëjë disa hapa.
Nënkryetari i PSE deklaroi se ai po punon që dy palët të gjejnë zgjidhje. "Dy palët duhet të ulen se bashku për të gjetur zgjidhje", ka nënvizuar ai.
Sipas Svobodës duhet të krijohet komision hetimor për zgjedhjet ku opozita të ketë shumicën dhe kryetarin . Pas kësaj, sipas tij duhet krijuar një legjislacion i ri ku të ketë përmirësime për një transparencë rë plotë.

Ai theksoi se zgjedhjet vendore janë pranë dhe duhet të quhen të lira dhe transparente nga të gjitha palët.
Shtuar më 10/07/2010, ora 11:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori