Svilanovic: Marreveshja e re i jep kontroll Serbise ne veri
Pëlqej
Albeu.com
"Ose do të detyrohen të tërhiqen ose me forcë të sistemohen në veriun e Kosovës, e që të dyja këto nuk vijnë parasysh. Andaj kanë problem dhe thjesht duhet të bëjnë marrëveshje me Beogradin", thotë Ivanoviç.Ish-ministri i Jashtëm serb Goran Svilanoviç deklaroi për gazetën Blic të Beogradit se marrëveshja e Beogradit dhe Kombeve të Bashkuara për rikonfigurimin e prezencës ndërkombëtare në Kosovë praktikisht paraqet kornizën juridike me të cilën Beogradi kontrollon veriun e Kosovës dhe mjediset në të cilat jetojnë serbët.

"Unë disa herë këtë e kam thënë, në shumë takime, përfshirë edhe ato në të cilat kanë qenë prezentë përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës: gjendja faktike në Kosovë nuk do të ndryshojë. As që Beogradi do të qeverisë me Prishtinën, as që Prishtina do të qeverisë me veriun e Mitrovicës"-deklaroi Svilanoviç.

Ndërkaq sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, thotë se marrëveshja ka qenë rrugëdalje edhe për BE-në. Në rast se ajo nuk arrihet, Brukselit i mbeten vetëm dy opsione sepse nuk dëshiron që shtrirja e EULEX-it të bëhet vetëm në mjediset ku jetojnë shqiptarët. "Ose do të detyrohen të tërhiqen ose me forcë të sistemohen në veriun e Kosovës, e që të dyja këto nuk vijnë parasysh. Andaj kanë problem dhe thjesht duhet të bëjnë marrëveshje me Beogradin", thotë Ivanoviç.

Duke iu referuar burimeve diplomatike, gazeta në fjalë pohon se mbledhja e Këshillit të Sigurimit të KB mund të caktohet për të hënën. Deri atëherë Beogradi ka ndërprerë të gjitha bisedimet e mëtejshme dhe ka vendosur që të presë dhe të shohë se çfarë raporti do të paraqesë kreu i OKB-së. (QIK)
Shtuar më 13/11/2008, ora 18:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori