Nuk mjafton tragjedia nga koronavirusi, spitali në Gjermani rrezikon nga një bombë e pashpërthyer

Një spital ne qytetin perëndimor gjerman të Bonn-it, ku po trajtohen pacientë me koronavirus u evakuua, pasi në zonën pranë tij u gjet një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore. Bomba fatmirësisht, është arritur të caktivizohet.

Pacientët e trajtuar atje për Covid-19, u transferuan në spitale të tjera. Në Gjermani numri i vdekjeve kapërceu 1.100, ndërsa të prekurit janë gati 85 mijë.

Por sërish duke marrë parasysh popullsinë prej më shumë se 82 milionë banorëve, shkalla e fatalitetit në Gjermani, më shumë se 1 për qind është relativisht e ulët. Spanja dhe Italia, për krahasim kanë shkallë të fatalitetit prej më shumë se 10 për qind.


Shtuar 3.04.2020 10:44