Supervjedhja në BSH, Prokuroria fletëthirrje për Fullanin
Pëlqej
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani thirret nga Porkuroria për të dhënë shpjegime për skandalin e vjedhjes së shumës prej 713 milionë lekësh nga Thesari i Shtetit në Linzë.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të lartë në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilët thanë se guvernatorit Fullani i është dërguar "ftesë për paraqitje", pasi nuk është person i dyshuar apo nën hetim.

Sipas GSH, ftesa për paraqitje është firmosur gjithashtu për të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, zv.kryetares Elisabeta Gjoni, që është njëkohësisht dhe zv.guvernatore e BSH, si dhe anëtarëve, Petraq Milo, Dhori Kule, Ela Golemi, Ermelinda Meksi dhe Ardian Civici. I gjithë KB i Bankës do të dëshmojë mbi aktivitetin e institucionit suprem financiar në vend.
Shtuar më 22/08/2014, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori